Dënohen me 76 muaj burg 3 shqiptarë në Angli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Dënohen me 76 muaj burg 3 shqiptarë në Angli

    Insajderi
    01 November 2022 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fabrikë kanabisi e vendosur në një rrugë të lartë të Kornishit mbi një ish-bankë kishte bimë narkotike që arrinin vlerën e mbi gjysmë milioni paund.

    Tre shqiptarë janë dënuar me burg për rolet e tyre në ndërmarrjen potencialisht shumë fitimprurëse që operonte në rrugën e vjetër Natwest në Bodmin’s Fore Street.

    Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, të gjithë u paraqitën në Gjykatën e Truro Crown për tu njohur me dënimin,  pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

    Gjykata dëgjoi se si të tre burrat vepronin në bashkëpunim për shkak të frikës se çfarë do të ndodhte me familjet e tyre në shtëpi, me Topin që madje u konsiderua si viktimë e skllavërisë moderne.

    Më shumë se 850 bimë u gjetën me vlerë 731,000 £ £, shkruajnë mediet britanike. 

    Tre të rinjtë janë shprehur se punonin për të mbajtur me para familjarët e tyre, në kushte të vështira ekonomike në Shqipëri.

    Lewin tha se Topi dhe Selemaj ishin kopshtarë, ndërsa Osmanaj kishte një rol më të avancuar.

    Osmanaj u burgos për 40 muaj, Selamaj 20 muaj dhe Topi 16 muaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark