Insajderi
Insajderi

Quni thotë se Kurti e shkeli besën e shqiptarit, kjo është arsyeja

Insajderi
01 November 2022 - 21:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Quni thotë se Kurti e shkeli besën e shqiptarit, kjo është arsyeja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se është gabim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëgjoi këshillat amerikane për targat. Quni ka thënë se pos tjerash Kurti ka shkelur fjalën e dhënë, që në traditën shqiptare nuk është rregull.

“Është edhe një çështje që lidhet me kulturën dhe traditën që mburremi dhe jemi të njohur jo vetëm në këtë ambient të ballkanit por edhe më gjerë, dmth pesha e fjalës – besa. Ne dallohemi për ketë vlerë dhe nëse këtë vlerë e humbin atëherë do të ishte zgjënjim i madh dhe do të duhej kohë për t’u rikuperuar”, ka thënë Quni në një emision në T7.

Kurse tash kur qeveria veproi ndryshe për këshillat e miqve, atëherë Quni tha se Kurti nuk ka bërë llogaritë si duhet.

“Tani duhet me llogaritë, nëse duhet me qenë i pavarur nga ambienti i jashtëm, atëherë kalkuloje mirë sa e ke forcën.  Unë mendoj që Kurti nuk e ka kalkuluar mirë. Edhe po të ishte një fitore eventuale në anën tonë do të duhej më kuptu se do të ishte një fitore që do të na vie me një çmim të lartë që në terminologjinë ushtarake do të njohët si Fitore e Pirros”, ka thënë Quni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark