Microsoft Pix shndërron fotot tuaj në art - Insajderi
×
Teknologji

Microsoft Pix shndërron fotot tuaj në art

Insajderi
16 June 2017 - 13:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Microsoft lansoi një përditësim në aplikacionin e editimit të fotove përmes inteligjencës artificiale Microsoft Pix, duke konkurruar drejtpërdrejtë me Prisma dhe aplikacione të ngjashme.

Ndërsa Microsoft Pix është dizajnuar për të përmirësuar fotot tuaja shkrepur nga një iPhone, aplikacioni i ri përditësuar garanton më shumë argëtim me fotot tuaj duke i kthyer ato në art.

Ngjashëm me Prisma, aplikacioni sjell një veçori të re, Pix Styles, me të cilin mund të transformoni fotot në një punë arti dhe të përdorni efekte të tjera.

Konkretisht një prej efekteve transformon fotot sikur të ishin në zjarr. Aplikacioni vjen nga dita e sotme me 11 stile dhe efekte ndërsa më shumë të tjera do të shtohen në javët në vijim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark