
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës. Në videon e bërë virale në rrjetet sociale e media, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, teksa rrahin dhe keqtrajtojnë në mënyrë çnjerëzore një paciente.
Aksionari më i madh i qendrës “Orenda” në Pejë, Anton Rasaj, pasi kërkoi falje për rastin, ai tha se punëtoret që e rrahën të moshuarën i ka larguar nga puna.
Por, kjo qendër ku sot shpërfaqi keqtrajtimi dhe abuzimi me të moshuarit që janë aty, para katër muajve kërkonte ndaljen e abuzimit me ta.
Me 15 qershor të këtij viti në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Abuzimin me të Moshuarit, në një postim të bërë nga faqja e qendrës “Orenda”, thuhet se ndër qëllimet kryesore te saja ka ofrimin e përkujdesjes sociale dhe dashurisë ndajë të moshuarve.
Në postim ndër tjerash thuhet se kujdes do të thotë një fjalë e ëmbël, një vizit, një përqafim, një mbatje duarsh.
“Kujdes nuk do të thotë vetëm blerje e gjësendeve me çmime të larta, vetura luksoze, shtëpi apo villa etj… Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë. STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!”, thuhet në postim.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje me datë 15 qershor 2022 i Qendrës “Orenda”:
Sot është: DITA NDËRKOMBËTARE PËR NDËRGJEGJËSIMIN MBI ABUZIMIN ME TË MOSHUARIT!
Abuzimi i të moshuarve sipas OBSH-së mund të përkufizohet si: “një veprim i vetëm, ose i përsëritur, ose mungesa e veprimit të duhur, që ndodh brenda çdo marrëdhënieje ku ka një shpresë besimi që shkakton dëm, ose shqetësim për një person të moshuar”.
Ne gjatë gjithë jetës urojmë fëmijët për jetëgjatësi dhe shëndet, mirëpo kur vie me një moshë që gjithësesi quhet mosha e tretë kërkohet një trajtim me shump se një fëmije. E për fat të keqë ndonjëherë hasim në abuzime ndaj moshës së tretë.
Rezidenca Orenda ndër qëllimet kryesore te saja ka ofrimin e përkujdesjes sociale dhe dashuris ndajë të moshuarve.
Kujdes nuk do të thotë vetëm blerje e gjësendeve
me çmime të larta, vetura luksoze, shtëpi apo villa etj…
Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë.
STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!