Insajderi
Biznes

Mazreku vazhdon lobimin për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër 

Insajderi
03 November 2022 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mazreku vazhdon lobimin për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë kanë takuar Tassos Paginos, kryesues i Byrosë Greke të Sigurimeve, si dhe  Elina Papaspyropoulou drejtoreshë e Asosacionit të Sigurimeve në Greqi ku më ta kanë biseduar rreth përkrahjes së Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Pas takimit Mazreku ka vlerësuar lartë përkrahjen nga autoritetet Greke dhe gjithashtu ai ka paralajmëruar së shumë shpejt Byroja Kosovare e Sigurimit do ta gjej mundësinë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e kartonit të Gjelbër.

Para pakë ditësh gjatë shënimit të 11 vjetorit të BKS-së presidentja dhe drejtoresha e Byrosë së Kartonit të Gjelbër kanë konfirmuar se në aspektin teknik BKS-ja tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për interesin.

Përndryshe drejtori Mazreku është duke zhvilluar takime të vazhdueshme me drejtues të Byrove për të marrë nga ta përkrahje në arritjen e qëllimit, pra anëtarësimit të Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark