Insajderi
Lajme

Avokatja Mulhaxha i ofron përfaqësim pro- bono familjes Nura

Insajderi
03 November 2022 - 19:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokatja Mulhaxha i ofron përfaqësim pro- bono familjes Nura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas rastit që shokoi e tronditi opinionin me gruan e moshuar që goditej nga infermieria Aurona Pelaj në shtëpinë për kujdesin e moshave të treta “Ordena” në Pejë, ka reaguar avokatja Aurora Mulhaxha.

Mulhaxha ka ofruar ndihmë në përfaqësimin e familjes pa pagesë, në mungesë të kontaktit me familjen këtë thirrje e njëjta e ka bërë në facebook.

Avokatja nga Peja ka shkruar se bashkëndjen dhimbjen me familjen Nura dhe se ky veprim ka destabilizuar secilin individ.

“I beje thirrje publike familjes Nura nga Gjakova, ne pamundesi te kontaktit direkt me te njejtit, se ne si zyre jemi ti gatshem ne perfaqesimin e tyre ne cilesin e te demtuarve, pro bono/ pa pagese.Njeherit e bashkendjeje dhimbjen e tyre une dhe familja ime, nga aktet mizore, te pa arsyetuara dhe ta papranuara te “femrave” te cilat e komsiderojne veten qenje njerzore. Abuzimi fizik, emocional, psikologjik, ndaj te moshuares eshte ceshtje e cila destabilizoje cdo individ”, ka shkruar Mulhaxha në facebook.

Ndër të tjera, ajo ka bërë thirrje se nëse dikush nga qytetarët dyshon për ndonjë abuzim tek dikush i mioshuar ta raportojnë rastin në institucionet përkatëse.

“Nëse e dini ose dyshoni se një person i moshuar është abuzuar, neglizhuar ose nuk është duke marrë kujdesin e duhur, raportoni në institucionet përkatëse që merren me parandalimin e abuzimit të këtyre personave”,ka shkruar avokatja në facebook.

Postimi i plotë:

I beje thirrje publike familjes Nura nga Gjakova, ne pamundesi te kontaktit direkt me te njejtit, se ne si zyre jemi ti gatshem ne perfaqesimin e tyre ne cilesin e te demtuarve, pro bono/ pa pagese.

Njeherit e bashkendjeje dhimbjen e tyre une dhe familja ime, nga aktet mizore, te pa arsyetuara dhe ta papranuara te “femrave” te cilat e komsiderojne veten qenje njerzore.

Abuzimi fizik, emocional, psikologjik, ndaj te moshuares eshte ceshtje e cila destabilizoje cdo individ.

Abuzimi me të moshuarit është një çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën,prandaj meriton vëmendjen e të gjithëve.

Shpresojme qe ne te ardhmen te miren masa per parandalimin e abuzumit me te moshuarit te cilat kan te bejne me:

Fushatat e ndërgjegjësimit

Shqyrtimine viktimave të abuzuara

Programet ndërgjegjësuese në shkolla

Ndërhyrjet mbështetëse të kujdestarit,përfshirë menaxhimin e stresit dhe kujdesin afatgjatë

Politikate kujdesit rezidencial për përcaktimin dhe përmirësimin e standardevetë kujdesit

Trajnimine kujdestarëve.

Nëse e dini ose dyshoni se një person i moshuar është abuzuar, neglizhuar ose nuk është duke marrë kujdesin e duhur, raportoni në institucionet përkatëse që merren me parandalimin e abuzimit të këtyre personave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark