Insajderi
Insajderi

Policia: Nuk janë dërguar njësitet speciale në veri të Mitrovicës

Insajderi
05 November 2022 - 16:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia: Nuk janë dërguar njësitet speciale në veri të Mitrovicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas situatës së krijuar në veri të vendit me tërheqjen e përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të serbëve nga veriu i Kosovës prej të gjitha institucionet e Kosovës dhe t’i vendosin kushte Qeverisë së Kosovës për anulimin e vendimit për targa dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, policia e Kosovës ka dalë me një njoftim.

Në media u raportua gjithashtu se njësia speciale janë nisur për në veri, gjë që u demantua nga policia e Kosovës.

“Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media”, thuhet në postimin e policisë.

Ndër të tjera, në postim thuhet se sipas nevojës operacionale policia do të angazhojë personelin me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore.

“Policia e Kosovës, sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore, në funksion të garantimit të sigurisë së përgjithshme në vend si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime”,thuhet më tej në postim.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike

Prishtinë, 5 nëntor 2022

Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në aktet ligjore dhe kushtetuese, ka planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, lëvizjen e lirë si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në gjithë vendin.

Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë zhvillimet në vend, përfshirë zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës dhe bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për tu përballur me situatën e sigurisë dhe reagimin profesional në rast të cenimit të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues.

Policia e Kosovës, sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore, në funksion të garantimit të sigurisë së përgjithshme në vend si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark