Insajderi
Ballina 5

Pantina: Liderin suprem e kemi veç duhet me ia nisë me i ndërtu bunkerat

Insajderi
05 November 2022 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pantina: Liderin suprem e kemi veç duhet me ia nisë me i ndërtu bunkerat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 Ish-deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka reaguar pas largimit të listës “Srpska” nga institucionet e Kosovës.

Pantina përmes një postimi në facebook ka krijuar një analogji mes udhëheqjes së Shqipërisë në vitet e 80-ta nga komunisti Enver Hoxha dhe situatës së Kosovës.

Sipas saj, Kurti është lider suprem dhe çka mbetet është vetëm ndërtimi i bunkerëve.

“Besoj se shume njerez ende e mbajne mend liderin e Shqiperise se viteve 80ta dhe sovranitetin e Shqiperise se asaj kohe dhe sa i ka hy ne pune Shqiperise e shqiptareve ai sovranitet pa asnje vend mik. Gjasat per tu bere shtet sovran si Shqiperia e viteve te 80ta ekzistojne, liderin suprem e kemi veq duhet me ja nise me i ndertu bunkerat”, ka shkruar Pantina në facebook./Insajderi.org

Postimi i plotë:

Fati me i madh i Kosoves por edhe fale vizionit te lidereve te kohes eshte miqesia dhe aleancat e krijuara me SHBA dhe vendet tjera perendimore.

Besoj se shume njerez ende e mbajne mend liderin e Shqiperise se viteve 80ta dhe sovranitetin e Shqiperise se asaj kohe dhe sa i ka hy ne pune Shqiperise e shqiptareve ai sovranitet pa asnje vend mik. Gjasat per tu bere shtet sovran si Shqiperia e viteve te 80ta ekzistojne, liderin suprem e kemi veq duhet me ja nise me i ndertu bunkerat🙈.

O kfilluni more se doni me marr ne qafe nje popull!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark