Insajderi
Insajderi

Pas situatës së fundit në veri, LDK ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Insajderi
05 November 2022 - 16:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas situatës së fundit në veri, LDK ka një kërkesë për Qeverinë Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas daljes së serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, LDK i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë evropianë.

Nga kjo parti kanë thënë se moskoordinimi me aleatët ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës.

“LDK-ja i fton qytetarët në veri për qetësi; ndërsa institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë. Moskoordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës. Pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Sipas LDK-së, Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bie në grackat destabilizuese të Serbisë

“Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bjen në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë.”, thuhet në komunikatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark