Insajderi
Insajderi

Këto janë qëllimet e Vuçiqit sipas Agon Maliqit

Insajderi
05 November 2022 - 18:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto janë qëllimet e Vuçiqit sipas Agon Maliqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Maliqi ka rikthyer një postim të tij të para një jave, ku thoshte se synimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që dështimi të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës.

Sipas Maliqit, ky është i vetmi skenar që Serbisë ia siguron mundësinë për të vazhduar mbajtjen e lidhjeve edhe me Rusinë edhe me perëndimin, si dhe Vuçiqit ia garanton pushtetin

“Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës. Ky skenar është i vetmi që Serbisë ia siguron mundësinë për ta vazhduar balancimin mes perëndimit dhe Rusisë, dhe që Vuçiqit ia garanton pushtetin”, ka shkruar Maliqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark