Vuçiq, ministrit italian: Prishtina po e kërcënon paqen dhe stabilitetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq, ministrit italian: Prishtina po e kërcënon paqen dhe stabilitetin

    Insajderi
    06 November 2022 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka treguar se çfarë kanë folur me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

    Ai në Facebook ka shkruar se “Prishtina po e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme paqen dhe stabilitetin”.

    “I shpjegova z. Antonio Tajani qëndrimet e Serbisë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë e M. Serbia, si edhe deri më tash, do të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilën Prishtina e kërcënon me aktet e veprimet e njënashme”, ka shkruar ai.

    Ministri italian njoftoi se për zhvillimet e fundit ka folur edhe me kryeministrin Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark