07 Nëntor – Gusto Café ka dorëzuar donacionin në vlerë prej 550 EUR për organizatën QKLKGJ Jeta Vita.
Gjate muajit Tetor Gusto Café mblodhi te holla nga Macarons rozë për fushatën ‘Shpresë, forcë dashuri me Gusto Café’!. Gusto Café falenderon konsumatorët besnik sepse vetëm së bashku mundemi në këtë rrugëtim.
Me këtë rast themëluesja e Jeta Vita, Nafije Latifi potencoi se është falënderuese ndaj Gusto Café, për dhurimin e këtij donacioni shumë të domosdoshëm për qendrën Jeta Vita. Të hollat e mbledhura do të dorëzohen te klinika e Onkologjisë, pastaj ata do të vendosin se si do t’i ndajnë ato tha Latifi.
Misioni i Shoqatës Vita Jeta është përfshirja, fuqizimi dhe emancipimi i grave të gjeneratës së tretë në aspektin psiko-sociale, rehabilitimin dhe angazhimin i tyre në sa më shumë aktivitete drejt përmirësimit të jetëve të tyre. Shoqata do ta arrijë këtë mision përmes vetëdijësimit publik rreth gjendjes së grave pensioniste, problemet e tyre, brengat e tyre dhe avokimit për të drejtat e tyre.
Mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm.