Insajderi
Insajderi

KQZ tregon se a janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme në Veri

Insajderi
07 November 2022 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ tregon se a janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme në Veri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër komunat serbe në veri kanë mbetur pa kryetarë, pasi ata dhanë dorëheqje në shenjë revolte për konvertimin e targave. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese ky veprim hap rrugë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tani po pret vendimin e presidentes së vendit lidhur me zgjedhjet e mundshme në këto katër komuna veriore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë  Insajderit se përgatitjet e këtij institucioni për zgjedhje bëhen pasi ato të shpallen nga presidentja.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga ana e presidentees e Republikës së Kosovës. KQZ-ja pret shpalljen e zgjedhjeve para se të fillojë me përgatitjet intensive të tyre. Sikurse në të kaluarën një nga hapat e parë që ndërmerr KQZ është miratimi i planit operacional ku listohen të gjitha aktivitetet që duhet të kryhen nga ana e KQZ për të organizuar një proces zgjedhor”, ka deklaruar Elezi.

Elezi ka theksuar se aktualisht, KQZ nuk ka buxhet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Sa i përket çështjes së buxhetit, këto janë zgjedhje të paplanifikuara çka do të thotë KQZ nuk ka buxhet aktualisht për organizimin e tyre por sikurse edhe në të kaluarën, në raste të tilla kur kemi zgjedhje të planifikuara KQZ-ja përgatit një shkresë pra një kërkesë buxhetore të cilën e përcjellë në për Qeverinë e Kosovës ku parashihen mjetet e nevojshme të cilat duhet t’i ketë KQZ për të organizuar një proces zgjedhor”, ka përfunduar ai. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark