Pas largimit të Grida Dumës shpërthejnë lotët në PD - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas largimit të Grida Dumës shpërthejnë lotët në PD

    Insajderi
    08 November 2022 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes.

    Largimi i Grida Dumës nga politika ka sjellë lot dhe mërzi në radhët e deputetëve të Partisë Demokratike.

    Kolegët e saj Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka, kanë qenë duke e ndjekur live fjalimin e Dumës në momentin që ajo po njoftonte largimin nga politika.

    Siç shihet edhe në fotot e LSA shihet Gjekmarkaj mjaft i mërzitur dhe me kokën ulur, ndërkohë që deputetja Açka ka shpërthyer në lot.

    Ndërkohë nuk kanë munguar as përqafimet mes Dumës dhe kolegëve të saj./Abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark