Insajderi
Biznes

Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

Insajderi
10 November 2022 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Derisa çmimi i energjisë elektrike po rritet dita-ditës në tregun ndërkombëtar si përgjigje ndaj klimës politike dhe asaj energjetike, është e domosdoshme që konsumatorët tanë të menaxhojnë shpenzimet enorme dhe përdorimin e energjisë në mënyrë sa më efiçiente të mundshme. Por, a e dini se ku shpenzojnë më së shumti konsumatorët tanë energji elektrike gjatë dimrit?” – KEDS

Ekspertët e KEDS thonë se 70% e faturës së përgjithshme të energjisë elektrike faturohet vetëm nga ngrohja. Duke ditur se ngrohja me energji nënkupton edhe fatura të larta, bashkë me të edhe ngarkesë e sistemit elektroenergjetik, KEDS udhëzon që të shmanget ngrohja me energji elektrike nëse konsumatorët tanë gjejnë alternativa tjera.

Sipas KEDS kështu mund të kurseni energjinë elektrike për veten dhe ta shpërndani atë tek të gjithë konsumatorët:

-Shmangeni tërësisht ngrohjen me energji elektrike nëse keni alternativa tjera të ngrohjes;

-Uleni termostatin e ngrohjes në 19 ˚C;

-Ndaleni për së paku dy orë ngrohjen me energji elektrike gjatë ditës;

-Ndaleni ngrohjen në ambientet ku nuk qëndroni gjatë (dhomë të gjumit, korridore, banjo).

Këto udhëzime përkojnë me udhëzimet që shtetet evropiane ua kanë transmetuar qytetarëve të tyre për shkak të krizës së madhe energjetike që e ka kapluar Evropën si rezultat i luftës në Ukrainë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark