Sheshel: Qeveria e Kosovës nuk ka bazë ligjore për arrestimin tim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sheshel: Qeveria e Kosovës nuk ka bazë ligjore për arrestimin tim

    Insajderi
    02 April 2016 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sheshel tha se Qeveria e Kosovës nuk ka kurrfarë baze që ta arrestojë atë.

    “Shtrohet pyetja se me çfarë baze ligjore do të më arrestonin? Nuk kanë asnjë arsye!Unë në fakt e di se çfarë ata dëshirojnë… të më arrestojnë dhe më pas të mi marrin organet për shitje”, ka thënë Sheshel, njofton Lajmi.net.

    “Ata e dinë se do të përfitonin shumë, pasi që mëlçinë e kanë në gjendje të mirë, është shumë e shëndoshë, gjithashtu edhe zemrën e kam mirë me të gjithë defibilatorët në të cilën Kombet e Bashkuara kanë investuar 40 mijë euro. Gjithashtu i kam të dyja veshkat dhe një organ që është në gjendje të mirë”, u shpreh njeriu që u shpallë i pafajshëm nga Gjyakata Ndërkombëtare e Hagës vetëm tre ditë më parë.

    Ai ka paralajmëruar se Partia Radikale Serbe (SRS) do të mbajë tubim në Kosovë.

    “SRS do të mbajë takimin e paracaktuar në Kosovë dhe unë do të shkojë, por nuk e di nëse do të jem pjesë e tubimeve, pasi që kamë disa tubime në vende tjera”, theksoi Sheshel.

    Pak ditë më parë ushtruesi i detyrës së ministrisë së jashtme, Petrit Selimi, tha se autoritetet kosovare do ta arrestojnë Vojsllav Sheshelin nëse futet në Kosovë.

    Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur edhe kryeministri kroat, Tihomir Oreskoviç, i cili ka thënë se do ta arrestojnë liderin e SRS-së nëse futet në Kroaci. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark