Plas sherri mes mërgimtarëve në Greqi, 35-vjeçari godet me thikë fqinjin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plas sherri mes mërgimtarëve në Greqi, 35-vjeçari godet me thikë fqinjin e tij

    Insajderi
    11 November 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në Kala Nera dhe një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

    43-vjeçari me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me thikë në bark, pas një sulmi nga një bashkatdhetar rreth 35 vjeç.

    Bashkëshortja e viktimës, në gjendje paniku , e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos , me makinën e saj. 

    Policia është njoftuar për ngjarjen nga Spitali i Volos dhe ka shkuar menjëherë në Achillopoulio për të mësuar nga pacienti dhe bashkëshortja e tij se çfarë ka ndodhur saktësisht.

    Policia po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar nga zona me një makinë gri për të shmangur arrestimin.

    Protothema shkruan se dy shqiptarët janë komshinj me njëri-tjetrin.

    Sherri ka shpërthyer dje jashtë lagjes dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes është bërë një magazinë, të cilën viktima dhe autori e kanë bashkërisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark