Blindohet Kryeministria, policia rrethon ndërtesën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Blindohet Kryeministria, policia rrethon ndërtesën

    Insajderi
    12 November 2022 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë së Shqipërisë.

    Rreth një mijë policë janë në gjendje gatishmërie, ndërsa disa akse rrugore janë të mbyllura që prej orës 15:00.

    Policë me maska kundra gaz u panë në rrugë pak orë para fillimit të protestës. Tashmë ata kanë rrethuar Kryeministrinë, raporton euronews.

    Ndërtesa është blinduar dhe shtyllat e ndriçimit afër zonës ku do të mbahet protesta janë lyer me graso.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

    Ai ka mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 14:00, pak para fillimit të protestës së 12 nëntorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark