Insajderi
Insajderi

Lajçak: Çdo përshkallëzim në dhunë është i papranueshëm

Insajderi
15 November 2022 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajçak: Çdo përshkallëzim në dhunë është i papranueshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, në Bruksel.

Përmes një postimi të bërë në Twitter, Lajçak ka thënë se është nevojë urgjente të gjindet zgjidhje për të garantuar siguri dhe stabilitet.

“Sot jam duke diskutuar për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti për çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren”, shkruan Lajçak.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në shkrimin e tij thotë se “çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark