Insajderi
Insajderi

“Në veri, situatë jonormale – Serbët s’po dalin as nga shtëpitë”

Insajderi
15 November 2022 - 19:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Në veri, situatë jonormale – Serbët s’po dalin as nga shtëpitë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistja e shoqërisë civile në Mitrovicë, nerimale Ferizi ka thënë në Info10 se nuk pret të ketë proces zgjedhor normal në veri të vendit.

    “Zgjedhjet në Mitrovicë do t ëjenë shumë të vështira me u zhvilluar. Në asnjë mënyrë ata s’do të marrin pjesë në këto zgjedhje përveç shqiptarëve. Kurse zgjedhjet në veri, përveç votuesve shqiptarë do të jenë problematike. Mendoj që s’ka me qenë një process zgjedhor normal”, tha Ferizi.

    Ajo tha se në bazë të informacioneve që ka, në veri situata është e tensionuar, madje serbët nuk po dalin as nga shtëpitë e tyre.

    “Shpresoj që situate të mos tensionohet, por në bazë të informacione që i kam nga veriu, ata janë në një gjendje tensioni për shkak se të gjithë kanë dhënë dorëheqje, asnjë prej tyre nuk është duke dalë prej shtëpijave të tyre. Thuhet se është një situatë jonormale”, tha Ferizi në Info10.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark