Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 14 vjeçaren në, arrestohet mësuesi 62 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 14 vjeçaren në, arrestohet mësuesi 62 vjeçar

    Insajderi
    19 November 2022 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Beratit ka reaguar lidhur me denoncimin për një nxënëse 14 vjeçe që ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, në shkollën e fshatit Barç, Skrapar.

    Policia informoi se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin S. B. (mësues), në ambientet e Komisariatit.

    Gjithashtu, në ambientet e Policisë së Beratit, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates, shkruan Oranews.

    Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Skrapar, për veprën penale “Ngacmimi seksual”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark