Insajderi
Ballina 5

Maliqi pas uljes së pagave në sistemin e drejtësisë: S’i me dashtë me qëllim me shkaktu jostabilitet politik

Insajderi
23 November 2022 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Maliqi pas uljes së pagave në sistemin e drejtësisë: S’i me dashtë me qëllim me shkaktu jostabilitet politik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, duke i parë ato si një tentim të qëllimshëm për shkaktim të jo-stabilitetit politik dhe provokim të zgjedhjeve të parakohshme.

Maliqi përmes një postimi në facebook ka pyetur se çfarë synimi mund të kenë ulja e pagave në sistemin e drejtësisë, shkëputja e kontratës kolektive me SBASHK-un e marrja e mjeteve buxhetore nga komuna e Prishtinës.

“Cili është synimi i uljes së rrogave në sistemin e drejtësisë, i shkëputjes së kontratës kolektive të SBASHK, i marrjes së mjeteve prej buxhetit të Prishtinës – të gjitha në pikun e krizës me veriun? Kjo diqysh si me dasht me qëllim me i shkaktu vetes jostabilitet politik dhe me e provoku opozitën në zgjedhje të parakohshme. Tybe s’po me duket se e ka plan me e prek kush. Rrimë kryeministër, grahi… ti po din”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Kryeministri Kurti ka thënë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark