Plas sherri në Devoll, burrë e grua rrahin njëri-tjetrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Plas sherri në Devoll, burrë e grua rrahin njëri-tjetrin

    Insajderi
    23 November 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Shqipërisë ka njoftuar për një rast dhunë që ka ndodhur në Braçanj, Devoll.

    Sherri dyshohet se ka degraduar deri në përdorimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

    Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark