Insajderi
Lajme

PSD i çon qershi Kurtit pas marrëveshjes: I hëngre fjalët

Insajderi
24 November 2022 - 17:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PSD i çon qershi Kurtit pas marrëveshjes: I hëngre fjalët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik pranë objektit të ish-Rilindjes.

Ata kanë hedhur disa qershi dhe kanë vendosur një pankartë “Një grusht qershi për kryeministrin”.

Në komunikatën e PSD-së thuhet se kryeministri Kurti po mundohet që ta bëjë temën e mbrëmshme të harrohet.

“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e PSD-së

Foto:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark