Insajderi
Insajderi

“Kosova ka humbur mirëbesimin e ShBA-së duke u marrur me tenqet e veturave”

Insajderi
24 November 2022 - 20:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kosova ka humbur mirëbesimin e ShBA-së duke u marrur me tenqet e veturave”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se Kosova ka humbur shumë duke u marrë me çështjen e targave.

Sipas tij Kosova ka humbur edhe mirëbesimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

“Kosova ka humbur shumë. Kosova ka humbur, duke u marrë qeveria e saj me teneqet e veturave. Ka humbur edhe nga mirëbesimi i SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Statusi i plotë:

Albin Kurti po thotë bëmë një koncesion. Deputetja e tij po thotë fituam. Vuçiqi po thotë arritëm një fitore të vogël taktike. E sigurt këtu është vetëm një: Kosova ka humbur shumë. Kosova ka humbur, duke u marrë qeveria e saj me teneqet e veturave. Ka humbur edhe nga mirëbesimi i SHBA-së dhe BE-së. Ndërsa drafti franko-gjerman ka qenë në rend dite, po u hoq nga rendi i ditës shkaku i luftës donkishoteske për teneqe. Liberalizimi i vizave ka qenë në rend dite, po u hoq nga rendi i ditës shkaku i betejave të marra për teneqe. Mirë e ka deputetja, “fituam.” Vërtet fituam atë që popullorçe i thuhet “t’trashtë e surles.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark