Turizmi i naftës në Durrës| Jahti i një miliarderi vjen vetëm për të blerë naftë me çmim të lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turizmi i naftës në Durrës| Jahti i një miliarderi vjen vetëm për të blerë naftë me çmim të lirë

    Insajderi
    25 November 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jahti “Perla e Zezë”, i shpallur si jahti më i bukur i vitit 2019, pronë e një miliarderi rus që vdiq nga Covid, ka mbërritur në Durrës për t’u furnizuar me naftë me çmim pa taksa.

    Për anijet turistike Shqipëria e shet naftën me një çmim, të pabesueshëm, 125 lekë për litër.

    Kjo nuk është anija e parë luksoze që vjen në vendin tonë për tu furnizuar me karburant pasi qeveria shqiptare ka marrë një vendim për tu a shitur karburantin mjeteve të luksit pa taksa.

    Sot “Perla e Zezë”, ndërtuar për një familje të pasur ruse, do e blejë naftën me 125 leke litri.

    “Perla e Zezë” do të qëndrojë deri në mbrëmje në port dhe pasi të ketë kryer shërbimet për të cilat ka mbërritur, furnizimin me naftë pa taksa dhe do të largohet për të vijuar lundrimin e saj.

    I ndërtuar në vitin 2018, superjahti me vela dhe 106.7 metra i gjatë ka qenë në pronësi të miliarderit rus Oleg Burlakov, i cili vdiq nga Covidi në qershor të vitit 2021.

    Jahti u shpall më i bukuri në botë në vitin 2019. Pas vdekjes se miliarderit, bashkëshortja ja kaloi jahtin një kompani jahtesh turistike qipriote./Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark