Insajderi
Insajderi

Rrahje masive në një biliardo në Drenas, lëndohen tre persona

Insajderi
26 November 2022 - 09:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje masive në një biliardo në Drenas, lëndohen tre persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nëntë persona, prej tyre gjashtë të mitur pas një mosmarrëveshje në një biliardo janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:16 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Drenas.

Në raport thuhet se si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq, po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark