Insajderi
Lajme

Bashkjetonte me një vajzë të mitur në Podujevë, shoqërohet në polici i dyshuari

Insajderi
26 November 2022 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bashkjetonte me një vajzë të mitur në Podujevë, shoqërohet në polici i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Podujeva është shoqëruar për në stacion policor. I njëjti po bashkëjetonte me një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeçare.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

“Podujevë 24.11.2022 – 19:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ishte duke bashkëjetuar me të miturën viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.   


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark