Tre persona në Istog kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarët policorë brenda në objektin e stacionit policor
Sipas raportit, tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar
“Istog 25.11.2022-21:30. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarët policorë brenda në objektin e stacionit policor. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.