Insajderi
Insajderi

Katër të lënduar në një aksident me tri vetura në rrugën Prishtinë-Pejë

Insajderi
03 December 2022 - 20:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër të lënduar në një aksident me tri vetura në rrugën Prishtinë-Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Katër të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark