Osmani nga Samiti i BE-së në Tiranë: Evropa të lëvizë nga fjalët në vepra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Osmani nga Samiti i BE-së në Tiranë: Evropa të lëvizë nga fjalët në vepra

    Insajderi
    06 December 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

    Ajo tha se Kosova do të paraqesë në fund të vitit aplikimin për anëtarësim në BE.

    “Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE. Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE”, tha presidentja.

    Osmani theksoi se ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe nuk është vendi për dialog dhe negociata me s Kosovës dhe Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark