Ilir Meta krah Sali Berishës në momentin kur sulmuesi e godet në fytyrë, ky është reagimi i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Meta krah Sali Berishës në momentin kur sulmuesi e godet në fytyrë, ky është reagimi i tij

    Insajderi
    06 December 2022 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është goditur me grusht në fytyrë gjatë protestës së sotme në Tiranë.

    Në momentin e incidentit, Berisha po marshonte përkrah ish-presidentit shqiptar, Ilir Meta, i cili reagoi me tepër habi.

    Menjëherë, agresori u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe mbështetësit demokratë.

    Protesta vijoi normalisht, me Berishën që madje mbajti fjalim disa minuta pas incidentit dhe u shpreh se “asgjë nuk na mposht”.

    Sipas informacioneve të para, dyshohet se sulmuesi është person me probleme mendore. Ai është identifikuar si Gert Shehu, 31 vjeç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark