Si dështoi siguria e ish-kryeministrit Berisha? Autori bëri gati grushtet dhe u sul mes truprojave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Si dështoi siguria e ish-kryeministrit Berisha? Autori bëri gati grushtet dhe u sul mes truprojave

    Insajderi
    06 December 2022 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siguria e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dështuar sot teksa një 31-vjeçar iu afrua në protestë dhe e qëlloi me grusht.

    Në pamjet e reja të publikuara nga mediat, shihet autori Gert Shehu teksa bën gati grushtin dhe hyn mes turmës duke e qëlluar Berishën në fytyrë.

    Shehu ngre dy grushtet pranë fytyrës dhe dallohet teksa i afrohet Berishës në gjendje tepër të tensionuar. Megjithatë një person që mendohet të jetë truprojë, e ka vënë re por nuk ka mundur ta ndalojë.

    Autori dyshohet se është me probleme mendore. Pasi ka qëlluar Berishën me grusht në pjesën e hundës, duke i shkaktuar dëme të dukshme në fytyrë, 31-vjeçari është dhunuar nga truprojat e më pas është shoqëruar nga policia drejt spitalit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark