
Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj sulmit që iu bë sot Sali Berishës nga një protestues.
Në ditën kur në Tiranë po mbahen Samiti i BE-së, Syla tha se sot në Shqipëri ish dashtë me u përbi secili shqiptar, në pushtet e opozitë.
Tutje, ai ka shkruar se ngjarje po duket shumë konspirative.
“Dhe në këtë ditë të madhe kur Tirana zgjedhet kryeqytet i BEs për 24h, kërcet boksi, në ftyrën e Sali Berishës. Për një tango budallaku këtu vynë dy veta, ose në këtë rast dy inatçor budallë. Njoni që me krye të ngritë çohet e organizon protesta, dhe tjetri që sun e ban e del me boksa me i la hesapet. Ta kqyrim, kush ishte sulmuesi. A ishte militant përnime, apo dikush që e kishte porositë vetë organizatorët e protestës. Ngjarja, përveç budallakut, po duket shumë konspirative”, ka shkruar ai, duke shtuar se sot secili shqiptar është dashur të durohet.
“Sot bile në Shqipëri ish dashtë me u përbi secili shqiptar, në pushtet e opozitë. Badihava Sali Berisha nuk është në listë të zezë amerikane… sja kemi pas borxh edhe këtë budallak te dy palëve”, ka shkruara Syla.