Insajderi
Lajme

Kusari-Lila: Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin në krye të saj

Insajderi
07 December 2022 - 12:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kusari-Lila: Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin në krye të saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për situatën e krijuar në veri të vendit, ku serbët po kundërshtojnë me bomba mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kusari-Lila thotë se synimet e Serbisë për terror ndaj Kosovës s’janë ndalur asnjëherë por vetëm kanë ndryshuar nga madhësia e ndikimit dhe forma e aplikimit.

Ajo ka thënë se Vuçiq s’ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve por të kundërtën.

“Synimi për terror nga ana e Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar madhësia e ndikimit dhe mënyra e aplikimit”,ka shkruar Kusari-Lila.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se “Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin ne krye të saj”.

Reagimi i plotë:

Synimi për terror nga ana e Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar madhësia e ndikimit dhe mënyra e aplikimit.

Sulmet e organizuara ndaj institucioneve të Kosovës në Komunat veriore, para zgjedhjeve lokale, tregojnë se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës dhe qytetarët serbë që duan të jetojnë në dhe me shtetin e Kosovës.

Aleksandër Vuçiç nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës. E kundërta, ai kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës. Ata duan me zorr ta mbajnë gjallë një konflit të paqenë midis qytetarëve me bazë kombësie.

Kështu besojnë se do ta mundësonin dezintegrimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e të gjithë mekanizmave demokratik.

Por sot para nesh ne kemi qytetarët e ndershëm përballë bandave kriminale të Vuçiçit. Dhe policinë e Kosovës duke kryer detyrën e saj në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve.

Nuk ka askush problem me qytetatët serbë në Kosovë. Por Vuçiçi e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës.

Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin në krye të saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark