Insajderi
Lajme

Ymeri thotë se vizita e Vuçiqit nënkupton luftë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

Insajderi
03 April 2016 - 20:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hyrja e Vuçiqit në Kosovë, sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është cenim i sovranitetit të Republikës pasi kryeministri serb fare nuk përfillë institucionet e vendit.

“ Ose edhe më keq, është përdhosje e dinjitetit shtetëror, nëse ky është lejuar të vijë në Kosovë nga regjimi autoritar i Mustafës”, ka shkruar Ymeri.

Deklarimet e kryeministrit serb, se “Ujmanin e ruajtëm”, “Trepçën nuk do të lejojmë të bëhet e Kosovës”, janë vazhdimësi  e punës së shtetit serb për të pamundësuar zhvillimin e uzurpimit.

“Kjo është luftë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Tash jo duke na vrarë me ushtarë e paramilitarë, siç bënte Vuçiqi, Shesheli, Daçiqi e Millosheviqi gjatë viteve të 90’ta, por duke na e pamundësuar të jetojmë, siç po duan ta bëjnë Vuçiqi e Daçiqi”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

E sipas tij, këto i di edhe regjimi, duke iu referuar Qeverisë së koalicionit PDK-LDK.

“Por ata nuk veprojnë. Si të veprojnë Mustafa e Thaçi ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të dialogut. Ata tashmë e kanë pranuar cenimin, përdhosjen e gjunjëzimin e Republikës. Këtë e kanë punë të përditshme. Këtej e shkatërrojnë duke e vjedhur e keqpërdorur shtetin, e andej ia hapin derën Vuçiqit që ta shndërrojë Kosovën në poligon politik e ekonomik të Serbisë”, ka shkruar Ymeri.

Sipas për koalicionin Mustafa-Thaçi, “Vuçiqi e strukturat kriminale të tij në Kosovë nuk e rrezikojnë shtetin, por Boiken Abazi e Arbër Zaimi”.

“Këtyre dyve Mustafa e Thaçi ua ndalojnë hyrjen në Kosovë e jo Vuçiqit”, ka përfunduar Ymeri./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark