Sveçla falënderon deputetët që votuan pro Ligjit për Paga dhe për Zyrtarë Publik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla falënderon deputetët që votuan pro Ligjit për Paga dhe për Zyrtarë Publik

    Insajderi
    09 December 2022 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar të gjithë deputetët për votën pro në lexim të parë për Ligjin për Zyrtarë Publik dhe Ligjin për Paga.

    Ai, gjithashtu falënderoi zyrtarët, specialistët e shërbyesit civil që punuan dhe komentuan këto dy projektligje që sipas tij janë të ndërvarura me njëra – tjetrën.

    “Është pritje e imja dhe besoj e çdo zyrtari publik që të njëjtat të votohen edhe në lexim të dytë brenda këtij viti”, shkroi Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

    Kujtojmë se sot në lexim të parë Ligji për Paga mori 68 vota pro, ndërsa Ligji për Zyrtarë Publik kaloi me 61 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark