Gert Shehu kërkon që të mos ndiqen penalisht truprojat e Sali Berishës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gert Shehu kërkon që të mos ndiqen penalisht truprojat e Sali Berishës

    Insajderi
    10 December 2022 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Sali Berishës, Gert Shehu ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat e kreut të PD-së.

    Këtë deklaratë e riu e ka bërë gjatë marrjes në pyetje, teksa do i jepej masa e sigurisë.

    Ata rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë me dashje ose dëmtime të tjera me dashje.

    Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Gert Shehut, ku gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin.

    Avokati Ervis Lila u shpreh për mediat se Shehu flet me fragmente dhe bën deklarime të ndryshme. Ndër të tjera, avokati nënvizoi se duhet bëri akti i ekspertimit në mënyrë të zgjeruar.

    Gert Shehu akuzohet nga autoritetet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

    Nëna e të riut, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se i biri ishte agjent policie apo i infiltruar.

    Ajo tha se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar, gjë që u konfirmua për Euronews Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark