Insajderi
Insajderi

PDK merr pjesë në takim, përfaqësuese Vlora Çitaku

Insajderi
10 December 2022 - 14:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK merr pjesë në takim, përfaqësuese Vlora Çitaku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu, i ka i cili tha se PDK’në do të përfaqësojë nënkryetarja Vlora Çitaku.

Abdullahu tha se Çitaku do të shpalos qëndrimin e kësaj partie lidhur me shtyrjen apo jo të zgjedhjeve.

“Nënkryetarja Çitaku e përfaqëson PDK në takim. Qëndrimet tona do t’i shprehim aty. Na intereson qëndrimi i qeverisë për situatën dhe aftësia e tyre për garantim të kushteve për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve”, ka deklaruar Avdullahu për Insajderin.

Pjesmarrëse do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Insajderi ka kontaktuar me anëtarin e kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri në lidhje me këtë takim dhe i njëjti ka konfirmuar se LDK do të shkojë.

“Po, do të ketë përfaqësues të LDK-së në takimin e sotshëm”, tha shkurt Tahiri për Insajderin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjëtë informacion për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili.

Presidenca e ka konfirmuar sot se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Takimi do të mbahet nga ora 14:30, derisa mediave do t’u lejohet të marrin pamje në fillim të takimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark