Insajderi
Lajme

Mbyllet edhe pika kufitare në Bërnjak

Insajderi
10 December 2022 - 18:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbyllet edhe pika kufitare në Bërnjak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vlerësimeve të situatës në veri është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak.

Po ashtu kujtojmë se e mbyllur është edhe pika kufitare në Jarinjë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim

“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare.

Meqë tani dy Pikë Kalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark