Insajderi
Insajderi

Albin Kurti: Serbia në esencë po kërkon luftë

Insajderi
11 December 2022 - 13:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Albin Kurti: Serbia në esencë po kërkon luftë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas tensioneve në veri të vendit sot u mblodh Këshilli i Sigurisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbajnë konferencë për media.

Kryeministri Kurti tha se Serbia nuk po e fsheh se po kërkon rikthimin në Kosovë.

Sipas tij, në esencë Serbia po kërkon luftë.

“Serbia nuk po e fsheh se po kërkon rikthim në Kosovë, në esencë po kërkon luftën që e humbi dhe kapitullimin e pranoi asokohe në Kumanovë, qershor 1999. Mohimi i shtetit tonë dhe pavarësisë tonë nga ana e Serbisë përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë” – tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëpunim me serbët.

“Qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëpunim me serbet. Ne jemi qeveria me demokratike dhe progresiste. Duam që serbet të marrin pozitën që ju takon” – tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark