Kate pa leje, rrëzohet me 30 kg tritol ndërtesa në Dhërmi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Kate pa leje, rrëzohet me 30 kg tritol ndërtesa në Dhërmi

    Insajderi
    11 December 2022 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi.

    Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror. Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive.

    Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00. Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark