"Nuk ka rrezik për përshkallëzim, Serbia e di që nuk lufton dot me shqiptarët" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk ka rrezik për përshkallëzim, Serbia e di që nuk lufton dot me shqiptarët”

    Insajderi
    12 December 2022 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Historiani shqiptar, Paskal Milo thotë se me gjithë situatën e tensionuar, nuk ka rrezik për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.

    Në emisionin Review në Euronews Albania, Milo u shpreh se Beogradi e ka të qartë që nuk mund të futet në konflikt me shqiptarët në Kosovë, pasi pas tyre qëndron KFOR dhe EULEX, respektivisht SHBA dhe BE.

    “Nuk do ketë rrezik për përshkallëzim veç tensioneve. Vetë Vuçiç e di shumë mirë se nuk do shkojë të ndeshet me shqiptarët vetëm, se prapa tyre qëndron edhe KFOR edhe EULEX, dhe pas tyre SHBA dhe BE. Është marrëzi deklarata e Vuçiç për të kthyer ushtrinë serbe në veri. Është e pakthyeshme. Është vetëm një letër që luhet për të forcuar pozitën e tyre në negociata”, tha Milo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark