Dallgë deri në 2 metra, pezullohet lundrimi detar në Vlorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dallgë deri në 2 metra, pezullohet lundrimi detar në Vlorë

    Insajderi
    14 December 2022 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar për pezullimin e lundrimit detar për shkak të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës gjatë datave 14 deri 17 dhjetor.

    Kështu, duke filluar nga ora 12:00 datë 14 dhjetor në drejtimin Jug-Jug-Lindje priten dallgë 1 deri në 1.5 m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës erë me 15-20m/s e lartësi dallge nga 1.5 deri 2 m.

    Për rrjedhojë, është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

    Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

    Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 14-15-16-17 dhjetor 2022.

    Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht./oranews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark