Abazoviç uron Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviç uron Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE

    Insajderi
    16 December 2022 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar institucionet në Kosovë për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave!”, ka shkruar fillimisht Abazoviç në Twitter.

    Sipas tij, ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane.

    “Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka shkruar më tej Abazoviç.

    Ndryshe, një urim për Kosovën në drejtim të anëtarësimit në BE ka ardhur edhe nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

    “Urime Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave dhe paraqitjen e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane. Perspektiva të qarta të anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të ndalojmë së humburi kohën e çmuar dhe mundësitë”, kishte shkruar Gjukanoviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark