‘Home’ merr çmimin ‘Golden Lion’ - Insajderi
×
Kulturë

‘Home’ merr çmimin ‘Golden Lion’

Insajderi
22 June 2017 - 12:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi kosovaro britanik “Home”, i njëjti që ka fituar edhe çmimin BAFTA para pak kohësh, ka marrë sot çmimin ‘Golden Lion’, në Festivalin Ndërkombëtar të Kreativitetit ‘Cannes Lions’ 2017, shkruan KultPlus. Për këtë çmim ka njoftuar vetë producenti kosovar Shpat Deda.

Filmi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes. Familja në fjalë është angleze.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark