Vrasja e dy shqiptarëve në Greqi, autori i krimit kishte bashkëpunëtor brenda lokalit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrasja e dy shqiptarëve në Greqi, autori i krimit kishte bashkëpunëtor brenda lokalit

    Insajderi
    23 December 2022 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy shqiptarë mbetën të vrarë brenda një lokali në Athinë, si pasojë e një atentati.

    Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e së dielës.

    Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç mbeti i vdekur në vend dhe Armando Organja, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Ata u qëlluan nga një person i maskuar, i cili hyri brenda lokalit në qendër të sheshit Nea Smyrni.

    Sipas informacioneve të OPEN, policia ka parë me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë të rrugës ku autori hyn brenda në lokal. Pasi shkoi vendngjarje, ai qëndroi jashtë për një kohë shumë të shkurtër për të gjetur objektivin e tij, përpara se të futej në kafene dhe të ekzekutonte gjakftohtësisht dy burrat.

    Ekzekutimi ishte një “mesazh” mes bandave

    Autoritetet vlerësojnë se pas vrasjes fshihet një larje hesapesh dhe se autori i përket një bande që ka dashur t’i dërgojë mesazh rivalit të saj duke vrarë viktimat. Sa i përket motivit, duket se ka lidhje me drogën. Sipas informacioneve, ekzekutori i dy shqiptarëve ndodhet brenda vendit. Informatorët kryesorë janë personat që ndodhen në burg, pasi viktima ka qenë i burgosur më parë në burgjet e Korydallos.

    Urdhër ekzekutimi nga burgu?

    Nuk përjashtohet që urdhri të jetë dhënë nga brenda një qelie, nga një shqiptar. Autoritetet vlerësojnë se ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili mund të ketë qenë i ulur në kafenenë ku ka ndodhur vrasja dhe ka qenë duke informuar të armatosurin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark