Vdes një 66- vjeçar shqiptar në Itali, rrëzohet nga skela gjatë punës në ndërtim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes një 66- vjeçar shqiptar në Itali, rrëzohet nga skela gjatë punës në ndërtim

    Insajderi
    24 December 2022 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 66- vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës pasditen e djeshme në Verona të Italisë.

    Rreth orës 16:00, mediat italiane shkruajnë se 66-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

    Bëhet e ditur se 66-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë.

    Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark