Djali i Pantiqit: Fitore e madhe për ne, do t’i shkojmë deri në fund - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Pantiqit: Fitore e madhe për ne, do t’i shkojmë deri në fund

    Insajderi
    28 December 2022 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i Dejan Pantiqit, ish-policit që dyshohet për vepra terroriste, ka folur pas lirimit të babait të tij nga paraburgimi në arrest shtëpi.

    Lirimin e të atit, ai e ka përshkruar si fitore të madhe për Serbinë, duke thënë se shpreson për një zgjidhje për situatën e krijuar në Kosovë.

    “Sot, pas tre javësh, një lajm vërtet i mirë për ne. Nuk është ky fundi, babai im është në arrest shtëpiak, por ajo ishte një situatë që ne nuk e njihnim  dhe nuk dinim çfarë po i ndodh… do t’i shkojmë deri në fund procesit, derisa liria e tij të jetë e plotë”, ka thënë Predrag Pantiq në një paraqitje për TV Prva.

    Ai ka thënë se nuk ka ende informacione se kur do të arrijë babai i tij në shtëpi, por ka thënë se shpreson që të jetë sonte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark