Insajderi
Biznes

“Berisha Group” uron 2023’tën dhe jep lajmin ekskluziv për vitin e ardhshëm

Insajderi
31 December 2022 - 15:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Berisha Group” uron 2023’tën dhe jep lajmin ekskluziv për vitin e ardhshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

ME JU, GJITHMONË. Po përmbyllim vitin që shënoi ngritjën më të madhe të kompanisë sonë. Nuk do ta besonim që do t’i tejkalonim edhe projeksionet.

Përgjatë gjithë vitit, ishim bashkë në ndërtimin e sipërfaqes prej mbi 210 mijë metrash katrorë, në projektin kapital “Park Residence”. Siç edhe po mund të shihni në video, “PARK Residence “është në stadin final të ndërtimit. Janë komplekset residenciale, afariste dhe administrative që sot i janë dorëzuar pronarëve të tyre.

“PARK Residence” po rritet. Po i bashkohet edhe “Park Exclusive”. Këto dy komplekse do t’i bashkoj parku më i madh publik në Prishtinën e Re. Çdo gjë do të jetë në frymën e Park Residence, mirëpo Exclusive do të jetë tjetër dimension ndërtimi. Do të ketē hapësira më të mëdha e shtëpi dhe më shumë hapësira për kompanitë që përfaqësojnë brendet më reprezentative.

E pamundur të nisnim Vitin e Ri 2023, pa Ju të dashur bashkëpunëtorë, kontraktorët, nënkontraktorët, administratën e kryeqytetit, institucionet financiare. Natyrisht, falenderim i veçantë për klientet që me besimin e tyre, na frymëzuan çdo ditë që të ngrisim ndërtesa që po sfidojnë të ndërtuarit modern me punëtorët tanë të artë.

Viti 2023, është vit në të cilin Berisha Group do të vazhdoj shtrirjën në 5 qytete të ndryshme. Fokus i vecantë do të jetë kryeqyteti. Ndërsa Fushë Kosova, Obiliqi, Vitia e qytete tjera veçse kanë filluar të shohin punët në terren që mbajnë vulën e “Berisha Group”.

Janë edhe dy projekte të mëdha që Berisha Group është bashkëpunëtorë që siguron kualitetin në dy projekte mbresëlënëse në arkitekurë dhe urbanizëm. Rruga A dhe Arberia janë vendet ku 2023 do të sjelli projektet në fjalë, që po realizohen me një dinamikë të madhe.

Karrshi gurëthyesit më modern në vend, janë dhe dy fabrika të reja – me inovacion të gjeneratës së fundit që do të përurohen në 2023. Janë tri ekipe ndërkombëtare që bashkë me ekipet tona vendore janë duke finalizuar punën në ngritjen dhe finalizimin e tyre.

Duke uruar që 2023 të jetë një vit me plot shëndet, mbarësi e të arritura në punë, Berisha Group Ju falenderon për besimin dhe bashkëpunimin që mundësoj ndërtimin e mrekullive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark